Futbollisti i Juves i viziton profilin, moderatorja seksi shqiptare “çan” rrjetin me meme (FOTO LAJM)

Për një kohë të konsiderueshme ajo nuk ka qenë pjesë e televizionit, që kur moderonte një emision të muzikës hip-hop në “In TV”. Bëhet fjalë për Einxhel Shkiren, të cilën shumë shpejt do ta shohim në ekran, në programin “E diell”.

Por ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku mban një komunikim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, në të cilin shpeshherë nuk mungojnë as rrëfimet e saj rreth jetës private. Në “Instastory” ajo ka publikuar së fundmi një fotografi ku shihet qartë që futbollisti i njohur Emre Can ka vizituar profilin e moderatores.

“Uhhh”, shkruan mbi foto ajo. Siç duket i ka rënë në kokë me futbollistin e Juventus! Por Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Moderatorja ka postuar më pas disa foto që i ka montuar, ku shfaqet ajo së bashku me Emre. Fotoja që la ndjekësit me gojëhapur është ajo në të cilën shfaqet moderatorja me fustan nuseje bashkë me idhullin e saj, ku mbishkruan: “Kujtimet e dasmës!”.