Fraza e ish-ministrit Ditmir Bushati që e nervozoi sot kryeministrin Edi Rama

Fraza që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe që e bëri kryeministrin të thartohej në fytyrë ishte ajo që gjendej në fund të fjalimit të ish ministrit të jashtëm: “Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas” tha Bushati, duke lënë të kuptohet se në drejtimin e Gent Cakës është vështirë të arrihen rezultatet e deritanishme dhe sidomos ruajtja e tërësisë teritoriale të Kosovës, e cila është përfolur si shkaku real i shkarkimit të Ditmir Bushatit.

Fill pas kësaj e mori fjalën kryeministri, i cili nga fjalimi që kishte përgatitur, e hodhi në kosh nga idhtësia e ish-ministrit Bushati, i cili ia përcelloi krejt mendjen. Pasi doli në podium kryeministri foli vetëm pak fjalë dhe i dorëzoi detyrën Gent Cakaj, zv/ministrit të shumëpërfolur dhe që Presidenti Meta nuk e dekretoi. Kryeministri mori për tu ulur dhe i hodhi një vështrim inatçor Ditmir Bushatit, ndërsa ky i fundit e shikoi në dritë të syrit sikur i thoshte se “do ta hash keq”.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas”- tha Bushati, duke ia prishur humorin kryeministrit në sallën e tejmbushur të ministrisë së jashtme.