FOTO/ Vdes aktorja e njohur shqiptaro-turke

Ka dhënë kontribut të madh në artin turk.

Aktorja shqiptaro-turke, Aysen Gruda ka ndërruar jetë sot në moshën 74 vjeçare, shkruan Syri Kosova.

Ajo ka luajtur në 100 filma turk siç janë Tosun Pasha, Süt Kardesler, Gülen Gözler, Sabanoslu Saban, Hababam Sinifi, dhe Neseli Günler.

Sipas Hurriyet aktorja ishte diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit dhe pasi qëndroi në kujdesin intensiv, vdiq me 23 janar në ora 13:45.

Sa i përket varrimit, një familjar i saj, Emre Gruda tha se ajo do varroset të premten.