E denoncoi një vajzë për përdhunim, arrestohet këngëtari i njohur

Ai është një prej këngëtarëve më të njohur, sidomos sa i takon muzikës rep, por duket se problemet nuk kanë të sosur për të.

Reperi amerikan Chris Brown, u arrestua gjatë kësaj të hëne në Paris, nën akuzën se bashkë me dy persona të tjerë, ka përdhunuar një vajzë 24 vjeçe.

Siç shkruajnë mediat franceze, ngjarja për të cilën akuzohet këngëtari, ka ndodhur natën mes 15 dhe 16 janarit.

Vajzën në fjalë Chris e njohu në diskotekë dhe pasi e ftoi në hotelin ku qëndronte, ‘Mandarin Oriental’, e sulmoi seksualisht.

Në denoncimin e bërë në polici, vajza tha se në përdhunimin ndaj saj mori pjesë edhe një shok i këngëtarit dhe truproja i tij. Që të tre aktualisht ndodhet në pranga.

Edhe në vitin 2009, Brown u denoncua për dhunë nga e dashura e tij e asaj kohe, këngëtarja Rihanna, duke u dënuar me punë të detyrueshme në publik.