Dyshimet për përdhunim, lirohet nga burgu këngëtari

Chris Brown është liruar nga burgu në Francë, pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim. Megjithatë, sipas zyrtarëve, vijon hetimi mbi incidentin e pretenduar, thanë zyrtarët në kryeqytetin francez.

Ylli i R&B u arrestua të hënën bashkë me 2 burra të tjerë, pasi një 24-vjeçare pretendoi se u përdhunua nga këngëtari në një hotel në qytet më 15 janar. Pasi u la i lirë, Chris në rrjetet sociale mohoi çdo akuzë.

“Dua ta bëj plotësisht të qartë, se akuzat janë të rreme”, -shkroi ai në Instagram. “Për vajzën dhe familjen time kjo është mosrespektuese, si edhe nuk është në karakterin dhe moralin tim.”

Avokati i Brown, Raphael Chiche, tha se këngëtari deklaroi pafajësinë e tij dhe se do padisë 24-vjeçaren për shpifje. Dy burra u arrestuan së bashku me Brown, të identifikuar nga mediat franceze si truproja dhe një mik i tij, të cilët gjithashtu janë liruar.