Dilly Duka firmos me Partizanin deri në fund të sezonit

Dilaver (Dilly) Duka është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Mesfushori që vjen nga Amerika si njohje e vjetër e Skënder Gegës ka firmosur deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Kuptohet se në këtë rast do të jetë përcaktuese paraqitje e tij në pjesën e dytë të sezonit aktual. Më poshtë njoftimi i Partizanit.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Dilaver Dilly Dukën. Kontrata e firmosur me drejtuesit e klubit do të jetë e vlefshme për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.

Mesfushori shqiptar gëzon një karrierë të suksesshme në kampionatin profesionist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ka qenë pjesë e ekipeve elitare New York Red Bulls dhe Chicago Fire. Duka do të provojë eksperiencën e parë në kampionatin tonë dhe do të mbajë në fanellë numrin 28”.