Delegimi i kopetencave, Mediu: Idiotësi, shkatërruese për politikën e jashtme

Kreu republikan Fatmir Mediu e ka cilësuar si absurd vendimin e Kryeministrit Rama për ti deleguar kopetencat e Ministrit të Jashtëm, zv.ministrit Gent Cakaj.

Mediu shkruan se ulja e nivelit të përfaqsimit është shkatërruese për politikën e jashtme, e paprecedentë dhe idiotike.

Ja reagimi i plotë i Fatmir Mediut

“Veprimi i Ramës per te deleguar nje autoritet kushtetues si Ministri i jashtem i republikes se Shqiperise te nje zv/Minister Genc Cakaj eshte nje veprim absurd, I cili tregon kalbezimin e qeverise shqiptare.

Ne jemi perballe sfidash kombetare sic eshte Hapja e negociatave me BE. Dikutimi I kufijeve detar me Greqine Dialogu Kosove-Serbi Pergjegjesia e madhe me marjen e Presidences se OSBE.

Ulja e nivelit te perfaqesimit ne keto ceshtje eshte shkaterruese per politiken e jashteme, e paprecedente dhe idiotike. Ceshtje qe kerkojne angazhim dhe nivel maksimal perfaqesimi dhe mbeshtetje politike, Rama I degradon në mardhenie te rendomta teknike. Kjo eshte varferia mendore dhe politike e kesaj qeverie. As me shume e as me pak me keq se Enveri dhe me keq se Putin. Enveri skishte nevoje per mardhenie me jashte se ndertonte komunizmin në rrethim, nga armiqte borgjezo-imperialiste, ndersa Rama shkaterron shtetin dhe nderton korrupsionin.”