Dalin fotot ku ish-ministri Bushati refuzon të hypi në makinën e Kryeministrit

Sot, zyrtarisht Ditmir Bushati është ish-ministër. Ishte një nga figurat e majta më të kompletuara dhe ku realisht detyrën e ministrit të jashtëm e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë u shkarkua papritur, kur nuk ka patur asnjë akuzë si për ish-ministrat e tjerë. Ishte ministër që “shtëpinë” e ka patur në avion dhe familjen e takonte dy apo tre herë në muaj, duke udhëtuar nëpër Botë në shërbim të shtetit shqiptar.

Zëvëndësimi i tij me një kalama, pa eksperiencë dhe që kur Bushati ishte ministër, e mbante zv/ministrin që ia kishte sjellë kryeministri, vetëm sa ti sillte një paketë cigare; pra kjo e ka dërmuar Ditmir Bushatin. Të ishte fjala vjen një emër tjetër nga radhët e diplomacisë apo nga personalitetet që ka PS-ja, Bushati do të ishte i qetë dhe i nderuar.

Sot në fjalën e tij para ambasadorëve shqiptarë, por edhe të huaj, në prani të kryeministrit ai foli dhe futi disa kunja për kryeministrin dhe djaloshin e sjellë nga Baton Haxhia.

Por zemërimi bushatian nuk ka mjaftuar me kaq për fyerjen që i ka bërë kryeministri gjithë punës së tij 5 vjeçare. Ai jo vetëm me fjalimin e tij, por siç duket edhe nga këto foto kur mbaron takimi. Duket hapur se si Rama e fton Ditmir Bushatin të ikin në makinën e kryeministrit, por ish-ministri e refuzon hapur. Bile të pranishëm tregojnë se ish-ministri i ka thënë se “ç’kishe për të bërë e bëre, tani merr djaloshin e Kosovës në makinë!”. Dhe Bushati është larguar në këmbë.