City kursehet në sfidën e kthimit ndaj Burton, shënon vetëm Aguero (VIDEO)

Manchester City ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Carabao Cup, këtë herë me rezultatin e ngushtë 1-0 në shtëpinë e Burton “Pirelli Stadium”.

Pep Guardiola aktivizoi që nga minuta e parë Kevin De Bruyne dhe Kun Aguero, për të respektuar tifozët kundërshtarë. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Sergio Aguero në minutën e 2-të pas një asisti të Mahrez.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 9-0 në Etihad. Në finale City do të ndeshet me një mes Chelsea-t dhe Tottenham, që luajnë nesër në mbrëmje.