Barcelona nuk funksionin pa Messin, merr leksion nga Sevilla në Kupë (VIDEO)

Pa Lionel Messin në tribunë dhe Luis Suarez në stol, Barcelona pëson humbjen e radhës. Skuadra katalanase është mundur 2-0 në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit nga Sevilla.

Ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila i konkretizoi shanset e saj në fraksionin e dytë. Në minutën e 58-të, Sarabia shfrytëzoi më së miri një krosim nga e majta duke mposhtu portierin Cillessen.

Sevilla merr zemër nga goli dhe do të gjente edhe një tjetër. Në minutën e 75-të, Coutinho e tepron duke tentuar spektaklin, por lojtarët e Sevillas i rrëmbejnë topin dhe nisin një aksion të shpejt që do të konkretizohej nga sulmuesi Ben Yedder. Bluagranët duhet të fitojnë 3-0 sfidën e kthimit për të kaluar në raundin tjetër. /Koha Jone/