Arrestohet në Spanjë italiani që vrau dy shqiptarë në 2012

Është arrestuar pas 6 vitesh në Spanjë, italiani që vrau dy shqiptarë në Abbiategrasso, Itali.

Mattia Archinito ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në nëtor të vitit 2012-të, ndërsa ra në prangat e policisë të martën paradite në Barcelonë.

Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezërit Maurizio dhe Mattia Archinito akuzohen për vrasjen e dy shqiptarëve Alban Medha, 51-vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për kontrollin e trafiqeve të lëndëve narkotike.

Maurizio u arrestua në korrik të vitit 2017, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, pavarësisht se Gjykata e ka kthyer edhe njëherë çështjen nga fillimi.

Vëllai i tij Mattia që është arrestuar dje, ka pranuar krimin dhe duhet të vuajë 22 vite burg.