Prej disa ditësh mediat ndërkombëtare janë duke raportuar ngjarjen në lidhje me Julenin, djalin 2-vjeçar, i cili gjatë një shëtitje me prindërit e tij në një pronë private në Totalan, Malaga, në Spanjën jugore ra në një pus nafte.
Që nga dita që vogëlushi ra në këtë, pus nisën kërkimet për shpëtimin e tij. Mësohet se edhe pak orë na ndajnë nga e vërteta, nëse vogëlushi spanjoll Julen ka arritur të mbijetojë.
Disa prej mediave më kryesore në Spanjë kanë shkruar se i gjithë vendi po mban frymën për të marrë vesh nëse është Julen është gjallë apo nuk ka mundur t’ia dalë.
Gjithashtu e ditur bëhet se skuadrat e shpëtimit janë tashmë në fund të pjesës vertikale të tunelit, ku ka rënë Julen dhe tashmë i janë afruar shumë vendit ku ndodhet vogëlushi 2 -vjeçar.
Pritet që skuadrat e shpëtimit të instalojnë dhe një kamera për të transmetuar direkt momentet dramatike.
Kujtojmë këtu se sot është disa e 10-të e operacionit të shpëtimit të gjithë janë me zemër në dorë për të mësuar nëse Julen ia ka dalë të mbijetoj në fund të pusit të thellë.