5 problemet reale të zgjedhjeve që burojnë nga qeveria dhe zgjidhen me vullnet politik

Nga Oerd Bylykbashi

5 problemet reale te zgjedhjeve qe burojne nga qeveria dhe zgjidhen me vullnet politik, pa nderhyrje ne Kodin Zgjedhor.

Doli sot Taulanti dhe, pa lexuar fare draftin e PS per Kodin Zgjedhor, lere pastaj per ta kuptuar‎, deklaroi se PS ka nje draft, eshte me i “shkelqyeri” dhe fton PD qe ta votoje draftin e PS sepse i duhet per te genjyer partneret europiane, dhe jo per standart zgjedhjesh. Ne fakt, sa here flet Taulanti, shanset e reformes zgjedhore perkeqesohen, ashtu sic beri ne dhjetor, kur dogji shanset e fundit per konsensus me draftin e njeanshem.

T’ia sqarojme dy-tre gjera Taulantit dhe kujt rri pas tij:

Se pari, amendamentet e PS nuk trajtojne rekomandimin prioritar Nr. 2 te ODIHR qe kerkon masa te forta kunder SHIT-BLERJES se votes. Nuk trajton rekomandimin prioritar Nr. 3 qe kerkon masa te forta kunder PRESIONIT mbi administraten publike per te votuar per kandidatet e qeverise, apo per te ndaluar ABUZIMIN me burimet shteterore ne favor te kandidateve te qeverise‎. Nuk trajton rekomandimin prioritar Nr. 8 qe kerkon masa per garantimin e votes se LIRE dhe SEKRETE nga PRESIONI i krimineleve tek qendrat e votimit.

Se dyti, qeveria nuk ka bere asgje per projektin pilot te votimit elektronik. Po vjen fundi i janarit, per pese muaj jane zgjedhjet dhe qeveria e ka zvarritur qellimisht qe te mos kete me kohe. Edi Rama nuk do qe zgjedhjet parlamentare te behen ne te gjithe Shqiperine me votim elektronik ndaj bllokoi projektin pilot ne zgjedhjet lokale te 2019.

Se treti, vete eksperti i tij ia ka shkruar ne tekst qe ‎draftet e Taulantit qe ai i quan “te shkelqyer”, jane te paperfunduara. Pra eshte produkt i paperfunduar nga eksperti. Draftet e PS, nese futen sot ne Kod Zgjedhor shkaktojne kaos organizativ dhe ne fund procesi zgjedhor kalon ne kolaps. Por Taulanti kete nuk e di dhe nuk e kupton. Flet pa lexuar, njesoj sic deklaroi Pandi ne 2016 se do ta votonte draftin e Kushtetutes pa e lexuar fare.‎

Se katerti, te pretendosh qe qeveria te marre krejtesisht kontrollin e administrates zgjedhore, me gjoja administratore “profesioniste te pavarur” pa asnje garanci reale pavaresie dhe kete ta quash reforme, vetem Taulanti mund ta thote. Pa folur fare qe Komisioni i Venecias dhe ODIHR e ndalojne prekjen e administrates zgjedhore ne 6 muajt e fundit.

Se pesti, problemet reale te zgjedhjeve sot jane probleme te qeverisjes se perditeshme dhe nuk kerkojne nderhyrje ne Kodin Zgjedhor:

1- 1,4 milion karta identiteti skadojne para dates se zgjedhjeve. Qytetaret po perplasen ne rradha pa fund, cmimi i kartave eshte shtrenjtuar shume ne krahasim me 2009, nga 10.000 ne 15.000 leke te vjetra. 1,4 milion zgjedhesit do te duhet te paguajne plot 21 MILIARDE leke te vjetra qe te kene te drejten e votes. Pa karta te reja te vlefshme, zgjedhesit nuk votojne dot dhe kjo shkakton kolaps te zgjedhjeve. Per kete nuk duhet ndryshuar as Kodi Zgjedhor as ligji i kartave te identitetit. Thjesht qeveria nuk ka bere asgje. Per shembull e gjithe Bashkia Durres ka vetem nje zyre per qindra mijera zgjedhes qe u skadojne kartat.

2- Shitblerja e zgjedhjeve nuk kerkon ndryshime ne Kodin Zgjedhor sepse Kodi Penal e quan krim korrupsioni. Por SPAK qe duhet ta hetoje korrupsionin zgjedhor eshte ende i bllokuar nga vetingu dhe KLP te kapur politikisht. Arta Marku dhe Donika Prela nuk kane ndermend te bejne shembull horrat e dosjes 339 ku provohet shitblerja e votes.‎ Pa asnje shembull, keta horra zgjedhore nuk ndalen.

3- Presioni mbi administraten dhe zgjedhesit nuk kerkon ndryshime ne Kod sepse Kodi zgjedhor dhe ai Penal e ndalojne dhe e denojne penalisht. Pra duhet qe thjesht qeveria te mos u beje presion nepunesve te administrates. Sic u ka bere ne 2017.

4- Abuzimi me burimet shteterore eshte i ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe denohet nga ai Penal sot, denohej edhe ne 2017 apo 2015.‎ Ndaj eshte thjesht detyrim i Rames te mos urdheroje policet te bejne fushate, shperndaje tapi, te fale gjobat, apo shperndaje tendera dhe koncensione oligarkeve apo krimineleve qe do t’i hedhin ne fushate parate e marra parapagim.

5- Listat e zgjedhesve jane te manipuluara dhe me probleme te renda. Ne 6 vjet qeveria nuk ka bere qellimisht sistemin e adresave. Ka harxhuar miliona euro ne nje tender korruptiv te OSSHE por sistem adresash nuk ka. Te dhenat e mbledhura i jane dhene pa ligj PS-se per t’i perdorur ne fushate. Por mungesa e adresave i lejon kryebashkiakeve horra zgjedhore te manipulojne listat duke importuar zgjedhes nga bashkite ku nuk u duhen, e duke i sjelle ne ato bashki apo zona ku duan te fitojne sic bene ne 2015 dhe 2017.‎ Por Kodi, Ligji i Gjendjes Civile dhe ai i Adresave nuk kane nevoje aspak te ndryshohen per kete problem. Eshte thjesht deshtim i qellimshen i qeverise me qellim qe te lejojne manipulimin nepermjet listave.

Keto detyra nuk zgjidhen me sharlatanizmat e Taulantit‎ dhe kujt rri pas tij.

Qeveria ka per detyrim t’i zgjidhe keto probleme duke zbatuar ligjet ne fuqi. Pa zgjidhjen e e 5 pikave, zgjedhjet e 30 qershorit do te jene pacavure dhe dera e Bashkimit Europian do te na mbyllet serish.