2018, viti kur NASA lëshoi sondën hapësinore Parker, për të eksploruar Diellin

Një pyetje i ka habitur fizikantët për dekada të tëra:Pse atmosfera e diellit është shumë më e nxehtë, se sa sipërfaqja e tij? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, dhe për t’u përgatitur më mirë për stuhitë diellore, NASA nisi në gusht një mision për të eksploruar nga pranë Diellin. Deri në vitin 2025, sonda Parker do t’i ofrohet deri në 4 milionë milje sipërfaqes diellore, duke udhëtuar me një shpejtësi marrëmendëse prej 430 mijë miljesh në orë.

Kjo do të jetë distanca më e afërt e çdo objekti të prodhuar nga njeriu ndaj Diellit tonë. Kur t’i afrohet Diellit, sonda Parker do të përballet me një temperaturë prej 2500 Farhenheit, por për shkak të veshjes speciale ajo nuk do ta ketë shumë problem këtë. / bota.al