Zhduket nga radarët avioni i sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala

Një avion privat në të cilin udhëtonte sulmuesi i Argjentinës Emiliano Sala është zhdukur nga radari.

Avioni që po udhëtonte nga Nante e Francës drejt Kardifit u zhduk nga radari të hënën në mbrëmje.

Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë

Kryetari i Kardifit Mehmet Dalman lëshoi një deklaratë: “Ne jemi shumë të shqetësuar nga lajmet e fundit se një avion humbi kontaktin. Ne presim konfirmim para se të mund të themi diçka më tej. Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Emiliano Sala”.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në  Francë kanë nisur kërkimet për gjetjen e avionit, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.