Zhduket i biri i Sinead OʼConnor, këngëtarja bën thirrje në rrjetet sociale

Sinead O’ Connor është në ankth për të birin i cili është zhdukur, mesa kuptohet nga apelet e saj në Twitter, që nga e premtja e kaluar. “Hera e fundit që është parë”, shkruan këngëtarja e hitit ‘Nothing compares to you’, në postimin e saj të fundit, në të cilin tregon edhe foton e të birit “ishte në orën 19.42 të dielën në Wicklow. Presupozohet se ishte drejtuar për në shtëpië e dikujt me emrin Orlando. Nëse e shihni, apo nëse ndodhet diku, kontaktoni me policinë e Dundrum ose të Wocklow…” Edhe pse këngëtarja  O’Connor nuk e përmend emrin e djalit, siç raporton shtypi anglez, bëhet fjalë për 14 vjeçarin Shane, që këngëtarja e ka me ish- partnerin Donal Lunny. Kërkesa e saj për ndihmë është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, por për momentin nuk ka asnjë lajm për zhdukjen e vërtetë të Shane dhe arsyet që mund të ketë pasur. Këngëtarja 52 vjeçare irlandeze, ka qenë në qendër të vëmendjes para pak kohësh, kur deklaroi se kishte ndërruar emrin dhe se ishte bërë Shuhada Davitt, pas ii kishte kthyer krahët katolicizmit për t’u konvertuar në islam.