Spahiu: Protesta të pandalshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie

 

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu në një intervistë për televizionin FAX News deklaroi se protestat e opozitës do të jenë të pandalshme dhe do të konkludohen deri në rrëzimin e qeverisë, e cila sipas tij është e papërshtatshme për vendin. Deputeti i LSI argumentoi gjithashtu edhe mashtrimin e madh qeveritar dhe të kryeministrit, ku ky i fundit deklaroi se me anulimin e parave për koncensionarin Thumanë-Kashar do të sigurohen paratë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Deputeti Spahiu theksoi se ky është një mashtrim i madh.Koncesioni nuk është para e qeverisë, që e ka qeveria në llogaritë e veta, por është para e menduar nga privati që do investojë në rrugë dhe do paguhet më vonë. Kështu që nuk ka ndonjë lidhje me çështjen financiare të zgjidhjes së problemit”, tha deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Aktualiteti politik në fakt përfshin lëvizjet, ka nisur sesioni i ri parlamentar, është protesta e studentëve, por edhe ndryshimet që ka bërë kryeministri Rama. Do doja ta filloja me përgjigjen apo shmangien që kanë studentët nga opozita. Tentojnë të qëndrojnë jashtë politikës, por tentojnë dhe të largojnë eksponentë të opozitës sa herë që iu afrohen. Çfarë po ndodh? Janë të zhgënjyer studentët?

Personalisht mendoj që lëvizja e studentëve ishte në një moment mjaft të rëndësishëm ku edhe situata politike gjendej. Besoj edhe qasja e studentëve ose rënia pak a shumë e fluksit të protestës, ka të bëjë me atë që për mendimin tim studentët duhet të kërkonin mbështetje politike në protestën e tyre.

Edhe nga opozita…

Edhe nga opozita. Opozita ka pasur qëndrimet e veta sidomos sa i takon Reformës në Arsim. Edhe ne si pjesë e mazhorancës në atë periudhë kemi pasur qasjen tonë me vërejtjet tona. Pasi Reforma në Arsim është ajo pjesa kryesore e diskutimit të çështjes. Kështu që them që mekanizmi i largimit apo i mbajtjes larg opozitës them që nuk e ka ndihmuar procesin. Dhe duket dhe sot që zgjidhja e problemeve të tyre është në një ngërç. Pasi absolutisht nuk mund të pritej zgjidhje nga kryeministri i vendit.

Pra ju mendoni se duhet të jetë edhe opozita e bashkuar me studentët që të pritet një zgjidhje politike?

Në momentin politik, ekonomik ku gjendemi sot them që duhet një angazhim maksimal i të gjitha shtresave, i të gjithë partive opozitare , ata që e ndjejnë veten opozitarë kundra kësaj qeverisje.

Pakti për Universitetin, i publikuar nga mazhoranca dhe vetë kryeministri Rama, i cili e ka marrë në dorë dhe ka dalë të shpjegojë sesi janë reflektuar kërkesat e studentëve. Në objektivin tuaj a është një zgjidhje?

Reagimi im personal si deputet i LSI-së, në momentin që Rama kërkonte diskutimet me studentët ka qenë një status që studentët mos ta provonin dhe të mos uleshin më kryeministrin në këto lloj diskutimesh. Dhe bashkangjitur kisha një video konferencë të kryeministrit me minatorët. Dhe sot jemi pas një viti, ndërkohë që ishte premtuar statusi nga kryeministri si problem mjaft social i tyre. Dhe është i pazgjidhur. Pra nuk ka asnjë zgjidhje, edhe pse bëri bisedat me dy ministra në krah. Pra çdo bisedë dhe ulje me kryeministrin është e pavlerë, është thjesht mashtrim radhe. Dhe pjesa e studentëve që po rezistojnë dhe sot po them që i bëjnë një të mirë shumë të madhe demokracisë në Shqipëri dhe insistoj që ata të mos vazhdojnë më dialogun. Paketa, propozimet që bën kryeministri u del boja shumë shpejt sidomos tani. Edhe dje vetë e pamë që ky pakt do financohej nga një llogari 0 në buxhet. Kështu që është e gjitha një mashtrim. Pra nuk janë të zgjuar më që të mos iu dali gënjeshtra gjërave që thonë shumë shpejt.

Tërheqja e një koncesioni partneriteti publik-privat më saktë për rrugën Thumanë-Kashar. 225 milionë euro do të shkojnë për Paktin për Universitetin, godinat, bibliotekat dhe gjërat e tjera. Kështu ka deklaruar kryeministri nga foltorja e Parlamentit një ditë më parë, por edhe vetë ministrja Balluku e cila e anuloi këtë koncesion. Si mendoni?

Sa i takon koncesioneve, koncesionit në fjalë por edhe të atij të Unazës them që është një çështje tjetër, s’ka lidhje me studentët. Denoncim që erdhi nga ana e kryetares Kryemadhi dhe Kryetarit Basha nga Partia Demokratike, iu them që s’ka të bëjë fare anulimi me zgjidhjen e çështjes së studentëve.

Por nëse paratë shkojnë për studentët nuk është një zgjidhje?

Koncesioni nuk është para e qeverisë, që e ka qeveria në llogaritë e veta, por është para e menduar nga privati që do investojë në rrugë dhe do paguhet më vonë. Kështu që nuk ka ndonjë lidhje me çështjen financiare të zgjidhjes së problemit.

Zoti Spahiu një ditë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Rama është kapur dhe është në përgjimet e bandës së Shijakut. Ka fakte LSI për këtë?

Tema e bandave dhe të fortëve në Shqipëri është bezdisëse, sidomos pas zgjedhjeve të 2017. Them që shqiptarët duhet t’i vënë gishtin kokës edhe besoj se në 1 vit e gjysëm e kanë kuptuar seç ndodhi me zgjedhjet e 2017, edhe pse jemi në aktualitetin që ne jetojmë. Probleme financiare, probleme ekonomike, shqiptarët ikin përditë. Edhe them që ajo dëshira ose marria e kryeministrit për të mbajtur karrigen e kryeministrit çon në marrëdhënie kaq banale për një njeri që qeveris fatet e 3 milionë shqiptarëve. Kështu që them që është përgjegjësi e çdo shqiptari që s’ka nevojë për mesazhet e Kryemadhit as të Bashës, por ta mendojnë vetë që çfarë ndodhi në 2017 dhe çfarë marrëdhënie krijoi në 1 vit e gjysëm.

  1. Spahiu mendoni që Rama si ministër i Jashtëm nuk do ta ndihmojë integrimin e vendit?

Rama në vitet 2014-2017 ka pasur tendencën për një qasje ndryshe nga politikanë të tjerë në Shqipëri, por sa i takon politikës së jashtme. Vë re që prej një viti Ramën nuk e takon më njeri. Vë re që edhe ai investim porsa i takon politikës së jashtme, stilit të tij të qeverisjes, ka rënë dhe vetë e shikojmë që janë edhe media të huaja që ngrenë mjaft shqetësime për problematika të gjendjes aktuale në vend. Është thënë edhe nga kolegë deputetë me eksperiencë, madje edhe nga deputetë të PS-së që është një njeri që nuk e njeh politikën e jashtme, sepse politika e jashtme ka disa elementë bazikë që nuk lëvizin dhe unë nuk besoj se mund të nisi rilindja sipas idesë të asaj që mendon Rama edhe për politikën e jashtme. Do të jetë dështimi i radhës, absolutisht. Mbase ideja që ka kohë pa takime të huaja, mendon se si ministër i Jashtëm mund të ftohet dhe mund të ketë ato bisedat e veta të stilit të vet, mbase edhe pa atlete.

Si e keni parë përplasjen me Presidentin për emrin e Gent Cakajt, një çështje që do të shkojë dhe në Kushtetuese më pas?

Unë nuk do ta quaja përplasje. Qasja e Presidentit Meta është nja fakt që na tregoi se Presidenca është një institucion mjaft i rëndësishëm, edhe ka edhe detyrimet e veta sidomos ato kushtetuese për problematikat. Sa i takon ministrit të Jashtëm, Presidenti është mjaft i lidhur porsa i takon kësaj marrëdhënie. Unë kam qenë dy vite në Komisionin e Jashtëm dhe zgjedhja e një ambasadori, kalonte në disa filtra që ishte edhe Komisioni i Jashtëm, përveç Presidentit. Pra është një element shumë i rëndësishëm politika, marrëdhënia e jashtme me vende të ndryshme që Presidenti është një element shumë i rëndësishëm i gjithë këtij procesi zgjedhje, sidomos të njerëzve të duhur sa i takon qasjes me politikat e jashtme rajonale apo me vendet e tjera. Ne nuk e morëm statusin e vendit kandidat vjet. Pritet këtë vit, që unë nuk besoj se do të ndodhë. Kështu që qasje të tilla të Kryeministrit janë thjeshtë provokative edhe mbase do vetë që të krijojë situata të tilla që nuk i takon ta bëjë.

Çfarë do të ndodhë me jetën parlamentare? Do të vijojë marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin apo do ti riktheheni punimeve normale?

Unë e kam thënë edhe para një viti që ne jemi vonë porsa i takon zgjedhjeve lokale dhe duhet të kishim lëvizur më shpejt me kandidatura dhe me emra, por ka qenë gjithmonë e kushtëzuar në marrëveshjet me partive. Them që jemi shumë afër një marrëveshje të tillë dhe besoj që shumë shpejt do të konkludojë në marrëveshje të gjerë opozitare sa i takon zgjedhjeve lokale, por mbase mund të kemi edhe zgjedhje politike, që them se do ti bënte mjaft mirë vendit, jo sa i takon pjesës së kush do të vijë në pushtet, por të asaj që situata ekonomike, besueshmëria te kjo qeveri, pothuajse ka rënë keqaz. Kështu që marrëdhënia me Parlamentin, marrëdhënia me protestën, marrëdhënia me studentët, marrëdhënia me minatorët, marrëdhënia me gjithë shoqërinë që është e pakënaqur me këtë qeveri , them që duhet të jenë axhenda e opozitës.

Jeni në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike që haptazi ka shprehur se do të ketë protesta të mëdha në ditët në vazhdim. LSI do të jetë organizatore e këtyre protestave?

Jemi absolutisht në linjë me Partinë Demokratike përsa i takon protestave, por jo protestë dyorëshe, por protestë që do të vazhdojë gjatë deri në finalizimin ose rrëzimin e kësaj qeverie të papërshtatshme për vendin.

Një protestë që do të fillojë dhe do të zgjasë në kohë, apo që do të përsëritet çdo ditë?

Nuk është ende konkluduar, por ideja është që protesta do të vazhdojë në kohë.

Një çadër e përbashkët ndoshta?

Çadra nuk ishte gjë e keqe. Çadra pati efektet e veta.

Çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore? Në fakt socialistët bëjnë ftesë shpesh, ndërkohë që fajësojnë opozitën që nuk ulet në komision. Çfarë qëndrimi ka opozita për këtë çështje?

Unë nuk kam qenë në politikë në 2008-ën, kur u bën ndryshimet kushtetuese. Të gjithë e kemi parasysh se çfarë ndodhi, sidomos me partitë e vogla. Shqipëria e ka vuajtur drejtimin nga një parti shtet, kështu që i bën mjaft mirë demokracisë, i bën mjaft mirë zgjedhjeve që sistemi të ndryshohet dhe të ndryshohet në favor të partive të vogla. Në një vit e gjysëm qeverisje të partisë shtet prej Rilindjes, duket sikur ky vend po qeveriset prej tyre prej 10 vjetësh. Them që një marrëveshje e gjerë politike të krijojë një qeveri me ekuilibra që vendimmarrja të mos jetë e një personi të vetëm.

  1. Spahiu mendoni se shkarkimet në institucione për emra të cilët janë të përfshirë në tendera korruptiv, të denoncuara edhe nga opozita do ta ndryshojnë situatën?

Është në stilin e Ramës që ai “nuk di gjë”, “nuk e ka haberin fare” se ç’ndodh, ndërkohë që është ai strumbullari i të gjithë historive që ndodhin. Për histori të tilla si ajo e Astirit, normalisht arrestimet duhet të ndodhnin brenda 24 orëve, për shuma të tilla, histori falsifikimesh, e me radhë. Kjo është thjesht një manovër, një mekanizëm i momentit, dhe ashtu siç bëri me qeverinë, të njëjtën gjë po bën edhe me drejtorët. Krijoi imazhin e një qeverisje të re, ndërkohë që priten shumë shpejt edhe dalja e skandaleve mjaft të mëdha, sa i takon zgjedhjeve, tenderimeve. Besoj që ju i dëgjuat edhe liderët e opozitës në Parlament që ka mjaft gjëra që shumë shpejt do të bëhen publike.

Janë informacione dhe detaje të reja që do të publikohen nga opozita? Ka opozita fakte?

Po një nga gjërat që më intereson personalisht janë dhe përgjimet për blerjen e votave në Dibër dhe jam shumë i interesuar ti dëgjojë se çfarë është bërë.

Për çfarë flitet në këto përgjime?

Nuk dua të jem pjesë thashethemesh, por faktohen blerje votash. Çdo dibran e di se çfarë ka ndodhur dhe se si u zhvilluan zgjedhjet e 2017-ës. Normalisht, pas zgjedhjeve, unë kam një denoncim, të cilin e kam thënë disa herë në studio që nuk kam asnjë përgjigje nga Prokuroria. Është një kallëzim penal për katër komisionerë, të cilët kanë mbushur kutitë e votimit. Është me prova dhe nuk ka asnjë reagim prej dy vitesh. Pra kur ne nuk reagojmë për çështje të tilla kaq të rëndësishme sa i takon votës së lirë, çfarë presim ne që ky me ndërrime drejtorësh dhe kur bëhet fjalë për miliona, marrëveshje financiare që të japi drejtimin e duhur, që e ka humbur prej kohësh?!

Ka pasur një padi nga LSI edhe për tenderin tek Unaza e Re, ndërkohë është shkarkuar Kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro. A keni ndonjë përgjigje nga Prokuroria? Ju kërkuat anulim të punimeve dhe çdo lëvizje tjetër deri sa të përfundojnë hetimet. Keni marrë një përgjigje zyrtare nga organi i akuzës?

Nuk besoj, nuk kam qenë unë personalisht që kam bërë kallëzimin, por nuk besoj pasi do e kishim marrë vesh nëse do kishte një reagim ose përgjigje. Dihet do përfundojë si gjyqi që ne e ndoqëm në 3 shkallë, gjyqi për kryeministrin që i bëri thirrje policisë. Tani të flasim për situatën e Prokurorisë dhe të gjykatave them që duhet shumë kohë edhe nuk besoj që do ja dalim.

Marrë nga televizioni ” FAX NEWS”