Protesta e 16 shkurtit, Gjata: Synohet rrëzimi i qeverisë

Partia Demokratike njoftoi sot për një protestë masive, e cila sipas tyre do të mbahet me 16 shkurt në Tiranë si kundërpërgjigje ndaj qeverisjes kurruptive të kryeministrit Edi Rama.Ndërsa ky debat ka qenë prezent edhe në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, ku të pranishmit ndanë pikëpamje të ndryshme për efektin dhe dobinë e kësaj protestë.

Juristi Çlirim Gjata u shpreh se protesta e njoftuar për në 16 shkurt nuk do të jetë e para dhe e fundit, por ajo do të pasojë edhe shumë të tjera si kundërpërgjigje për keqqeverisjen e Shqipërisë. Ai tha se synohet rrëzimi i qeverisë.

Ndërkohë i këtij mendimi është edhe Fatbardh Kadilli, i cili theksoi se kjo protestë do të zhvillohet për hallet e qytetarëve. Nga ana tjetër kjo lëvizje e opozitës përballë qeverisë shihet me skepticizëm nga opinionisti Shpëtim Nazarko, i cili shton faktin se kryeministri Rama nuk rrëzohet dot me rezistencën që bën opozita.

Pjesë nga diskutimi:

Çlirim Gjata: Protesta e 16 shkurtit, jo e vetmja. Protesta ka qëllim rrëzimin e qeverisë.

Kadilli: Do jetë një protestë për hallin e qytetarëve

Shpëtim Nazarko: Me protesta nuk e mundni dot Ramën.