Koment: May duhet t’i japë fund kaosit politik

Nga radio gjermane DW/

Kryeministrja britanike Theresa May po përpiqet ta nxjerrë vendin na kaosi i tanishëm me Brexitin. Theresa May duhet të gjejë rrugë për dalje nga BE në mënyrë që më vonë të mbahen në kushte normale edhe zgjedhjet.    

Ka kaluar një javë nga dështimi i Theresa May me propozimin e saj për Brexit në Parlament. Por ndërkohë asgjë nuk ka ndryshur. May ka paraqitur një plan B, por faktet mbeten të njëjta. Plani B i Theresa May synon përmirësimin e marrëveshjes për divorc me Bashkimin Evropian. Disi, diku dhe dikur. Për këtë ndarje ajo nuk e ka mbështetjen e Parlamentit në Londër, por nuk ka as partner për negociata në Bruksel.

BE mbetet në qëndrimet e deritanishme, pavarësisht paraqitjes dëshpëruese të kryeministres britanike. Nuk mund të ketë negociata të reja për modalitetet e Brexitit, evetualisht mund të bisedohet për një union doganor pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Gjendja është totalisht e paqartë. Askush nuk e kupton më se çfarë lojërash po bëhen në Londër. Këtë mbase nuk e dinë as vet partitë politike atje, të cilat duket se nuk dinë se çfarë duan të arrijnë.

Theresa May duhet të tregohet e madhe

Ora po rrahë, koha po kalon. Nëse nuk ndodhë asgjë e re, Britania e Madhe do ta largojë vetveten nga tregu i brendshëm i BE me 29 mars, pa siguruar ndonjë lidhje me te. Një situatë tërësisht e rrezikshme politike, që si pasojë do të ketë një kufi të “ngurtë” mes Republikës së Irlandës dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe. Këtë nuk e do BE-ja por as britanikët dhe irlandezët. Cila është pra dalja nga ky qorrsokak me emrin Brexit?

Duket se kryeministrja May është e paaftë për të realizuar projektin e daljes nga BE. Ajo mund t’i japë fund kësaj marrëzie me Brexitin dhe ate në mënyrë legale, pa ndonjë pëlqim të parlamentit. Theresa May duhet të shkruajë vetëm një letër, ta dërgojë në Bruksel dhe të kërkojë rikthimin në procedurat para vendimit për Brexit, që nënkupton shtyrjen e procesit.

Bernd Riegert

Zgjedhjet e reja

Britania e Madhe do të fitonte kohë të mjaftueshme dhe qetësi për të rimenduar mënyrën e daljes nga BE. Nëse shtetasit e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë dakord, për raportet që duan të kenë me pjesën tjetër të Evropës, atëherë mund të përdoret në çdo moment edhe Artikullin 50. Por vetëm pasi të kenë vendosur ata.

Natyrisht që Theresa May ka marrë fund si kryeministre, por ajo edhe më parë ka vensour që të mos rikandidojë për këtë post. Zjgedhjet e reja janë të domosdoshme për të krijuar një qeveri të aftë për veprim, e cila do të kishte edhe shumicën e duhur në Parlament.

Një qeveri e re mund të vie në konkludimin se populli sërish duhet të votojë në një referendum të ri, nëse Britania e Madhe duhet të largohet vërtet nga BE – tani kur shihet qartë se cilat do të ishin pasojat e Brexitit. Do të ishte ky referendumi i tretë prej vitit 1975 – 2016 për këtë çështje. Asgjë nuk është më e vështirë se demokracia.

Radhën e ka pra Theresa May, që të përfundojë këtë kaos, të heqë dorë nga posti i saj, por fillimisht duhet të vendosë sërish Status quo ante-n e mëparshme. Ndaloni futjen në fuqi të Artikullit 50, Mrs. May!