Kendall Jenner drejt fejesës

Bukuroshja modele e familjes Kardashian-jenner mesa duket më në fund e ka mbledhur mendjen për marrëdhëniet e saj të shumta të dashurisë. U bënë disa kohë që ajo është e lidhur me Ben Simmons dhe lidhja e tyre me sa duket është shumë e fortë.

Këtë e vërteton dhe fotoja e saj me mamanë e Ben, Julie Simmons, ku të dyja bashkë kanë parë dashurinë e tyre gjatë një ndeshje basketbolli në Philadelphia, mbrëmjen e së hënës.

Kjo është hera e dytë që modelja takon Julie Simmons dhe fansat mendojnë se ata mund të fejohen së shpejti.