”Ka përmasa të mëdha”, Bebe Rexha refuzohet nga stilistët

Bebe Rexha është refuzuar të vishet nga stilistët e famshëm, pasi sipas tyre ajo “ka përmasa të mëdha”. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, Bebe shprehet se menaxherët e saj kanë kontaktuar me dizenjues të shumtë për ta veshur atë ne eventin e “Grammys 2019” por kanë refuzuar pasi sipas tyre kengetarja është “shumë e madhe”.

Ajo është e nominuar në dy kategori për çmimin e “Artistit të ri më të mirë” dhe “Performanca më e mirë Country”. Bebe Rexha nuk i ka kursyer edhe sharjet në drejtim të dizenjuesve duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishem për të gjitha vajzat.

”Artistët sigurisht qëkur kanë evente të rëndësishme shkojnë dhe takohen me dizenjuesit për veshjen e tapetit të kuq. Edhe stafi im e ka bërë diçka të tillë dhe dizenjuesit janë shprehur se nuk mund të më vishnin për shkak të përmasave të mija. Unë nuk i dua fustanet tuaja dhe nuk dua ti vesh. Shkoni në djall”,-përfundon këngëtarja.