Pse bën Edi Rama sikur nuk do Erionin, ndërkohë të tjerët thonë: “Erioni!”?

Në PS po bëjnë sikur Rama akoma nuk ka vendosur për Tiranën. Ndërkohë pas Taulant Ballës, Elisa Spiropalit dhe Mimi Kodhelit, edhe zv/ kryeministri Erion Braçe deklarohet në favor të një mandati të dytë të Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në TVSH, Braçe theksoi se Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për Tiranën.
“Të jesh i bindur se nuk do të cedoj as në këtë pikë, nga thënia e mendimit tim. Jemi një parti politikë, dhe duhet të jemi të barabartë apo të baraslarguar nga çdo kandidat i mundshëm. Me një fjali, për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për kryetar të bashkisë së Tiranes”, tha zv. Kryeministri Braçe.

Në të vertetë duket paksa e çuditshme gjithë ky investim i figurave kryesore në PS që nxitojnë të deklarohen për Erjon Veliaj, a thua se kanë kandidat tjetër! Dhe çfarë dyshimi kanë ata apo mendojnë se Rama ka ide tjetër per Tiranen. E çfarë emri tjetër do ketë Rama kur asnjë tjetër emër nuk ia fiton Tiranën!

Apo kryeministri luan me Erion Veliaj duke mos ia thënë që tani rikandidimin me arësye së don t’i marrë diçka apo thjesht kënaqet kur i lë të tjerët me zemër në dorë nëse do ti kandidojë apo jo.

PS-ja nuk ka zgjidhje tjetër ndaj e gjithë kjo shfaqje, sikur akoma nuk e ka të sigurtë kandidimin, mbetet një lojë jo korrekte me veten e tyre dhe me socialistët e Tiranës.