Deklarata e fortë e Sorecës: Mos e merrni të mirëqenë vendimin e qershorit

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përsëriti mesazhin që vendet e BE-së i përcjellin qeverisë për rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: ”Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ambasadori nënvizoi se reforma në drejtësi bazuar në veting po funksionon dhe është e pakthyeshme por se duhet të ketë historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Soreca u shpreh se do të ishte gabim nëse Shqipëria nuk do të fokusohej këto muaj.

”Ka pasur operacione shumë inkurajuese të zbatimit të ligjit gjatë muajve të fundit, të cilat jo vetëm që duhet të vazhdojnë por edhe të ndiqen nga një historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Po ashtu kohët e fundit kemi parë progres shumë të rëndësishëm lidhur me reformën në drejtësi, me piketën e ngritjes së institucioneve të reja, kjo shtron udhën për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e lartë si dhe për ngritjen e SPAK dhe BKH”.