VIDEO/ PD fillon përgatitjen për protesta, ja vendimi i sotëm i kryesisë së re

Sekretari i ri Përgjithshëm i PD-së, ka zbuluar sot, detaje nga përgatitjet për protestat e PD dhe opozitës.

Sipas Gazmend Bardhit, mësohet se kryesia e re e PD, pas konstituimit të sotëm, ngarkoi kolegjin e kryetarëve për të diskutuar nesër në orën 11.00 për detajet, formën dhe datën e protestës, ndërsa po nesër padite, kryesia e PD-së, në një mbledhje tjetër të sajën, do të dalë me një vendimmarrje për këtë protestë.

“Sot ishte mbledhja e konstituimit të kryesisë së re të PD.

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar, që ngarkoi kryesinë për përgatitjen e protestës, sot kryesia ka diskutuar për strategjinë e protestave të PD dhe opozitës.

Vendimi i sotëm i kryesisë ishte që nesër në orën 11.00 kolegji i kryetarëve organ i ri statusor i PD, të diskutojë për protestat, formën dhe datën dhe pasdite kryesia do të diskutojë dhe marrë vendim për detajet dhe strategjinë protestat”, u shpreh Sekretari i ri i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

© SYRI.net