Vasili: Rama shkatërroi drejtësinë për të ndërtuar drejtësi të inkriminuar dhe korruptuar

Kreu i Grupit Parlamentat të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave që vijnë nga SHBA ndaj kreut të Qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe mbështetësin e tij.

Sipas tij, duartrokitjeve për reformën në drejtësi të binomit Rama – Sorros jua zuri vendin urrejtja e të gjithë shqiptarëve për këta të dy, që ndërtuan një drejtësi të zezë kundër qytetarëve të thjeshtë.

Në vijim të reagimit të tij faqen  zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vasili shprehet se drejtësia u shkatërrua për të ndërtuar drejtësinë që mbron trafikantët, kriminelët dhe të korruptuarit e Edi Ramës.

Postimi i Petrit Vasilit

Sorros si instrument dhe alibi për kapjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama.

Judicial Watch shprehet qartë për kapjen dhe degradimin total e të qëllimshëm të reformës në drejtësi.

Iluzioni i reformës në drejtësi u fik përfundimisht.

Instalimi i një drejtësie shumë më të keqe, shumë më të kapur dhe shumë më të padrejtë se e mëparshmja është fakt i pakundërshtueshëm.

Drejtësia u shkatërrua për të ndërtuar drejtësinë që mbron trafikantët, kriminelët dhe të korruptuarit e Edi Ramës.

Kjo është drejtësi e kriminalizuar ashtu si dhe qeveria.

Ekzaltimi paranojak për gjoja ndihmën e “madhe” që gjoja Sorros kishte dhënë për reformën në drejtësi ishte sepse Sorrosi shërbeu si instrument dhe alibi për kapjen e drejtësisë nga Rama.

Duartrokitjeve për reformën në drëjtësi të binomit Rama – Sorros jua zuri vendin urrejtja e të gjithë shqiptarëve për këta te dy, që ndërtuan një drejtësi të zezë kundër qytetarëve të thjeshtë.

Citimi i William F. Marshall të Judicial Whatch për Shqipërinë, reformën në drejtësi, Sorros dhe Ramën:

“Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi

Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe raportit te transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros…