Studentja Kuci: Zgjedhjet e parakohshme, jo me këto parti

Studentja Liri Kuçi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se asnjë parti aktuale nuk i përfaqëson ata.

Pjesë nga debati: 

Kuçi: Nëse do të kalonim në zgjedhje të parakohshme, nëse do të kishim këto parti, asnjëra prej tyre nuk na përfaqëson. 

Ama zgjidhje është që qytetarët ta bëjnë votën e tyre të pavlefshme, fjala bie, por nuk e shikoj zgjidhje që shqiptarët të kryqëzohen dhe të sjellin në pushtet këtë klasë politike.