Seanca dhe protestat/ Basha mbledh në orën 16:00 grupin parlamentar dhe aleatët

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 16 të pasdites së sotme grupin parlementar dhe aleatët për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbahet në seancën e sotme plenare por edhe aksionin opozitar.

Ndërkohë në orën 18:30 do të mblidhet Kryesia e re e dalë nga zgjedhjet e të shtunës në Këshillin Kombëtar, e cila do të përcaktojë axhendën e protestave të opozitës.