Pipero: Zgjedhjet e parakohshme, janë zgjidhje

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se zgjidhja për situatën aktuale janë zgjedhjet e parakohshme.

Pjesë nga debati: 

Pipero: Unë shikoj studentë të dëshpëruar, të kequshqyer, në kushte vërtetë të këqija që më së fundi u ngritën. Them që kur ngrihet studenti ka vajtur aty ku nuk mban më. Për këto arsye, them që zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje. Sa i takon për kë do votojmë, ndoshta është herët por natyrisht secili nga ne duhet ta ushtrojë të drejtën e votës në mënyrë që nesër të mos jemi nën pushtetin e votës.