Pedagogu: Të tregohet dinjitet, ja si po sabotohet protesta

Gjatë një lidhje direkte me Skype për emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, pedagogu i Universiteti të Tiranës, Ervin Goci tha se pedagogët duhet të tregojnë dinjitet në grevën e tyre tek Filologjiku, ndërsa studentët që duan të bëjnë mësim po sabotojnë protestën e atyre që kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

Ervin Goci, pedagog i UT: Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, pasi greva mund të ishte bërë edhe më përpara. Pedagogët duhet të tregojnë që kanë dinjitet dhe të marrin masat për të treguar rezistencë. Qeveria është e mefshtë edhe po bën lojëra edhe pse po bëhet grevë si nga studentët si nga pedagogët. Vetë fakti që unë nuk protestoj dot se nuk me del llogaria është një arsye për të protestuar nga studentët. Këta që po bëjnë mësimin, po sabotojnë grevën.

Oneda Skënderi, studente e Drejtësisë: Po kërkojmë disa të drejta legjitime dhe nuk duhet të heqim dorë, pasi kemi 2 muaj që protestojmë.