Pasuria e 4 njerëzve më të pasur në botë

Që prej krizës financiare globale të një dekade më parë, numri i miliarderëve ka kapur shifra rekord, duke arritur në 2208.

Një studim vjetor i publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, tregoi disa detaje të njerëzve më me ndikim në botë. Raporti prej 106 faqeve pati shifra të paperceptueshme për ne, njerëzit e thjeshtë. Shkurtimisht, pasuria e vitit të kaluar e 26 njerëzve më të pasur në botë e bërë bashkë është e barabartë me pasurinë totale të 3.8 miliardë njerëzve të varfër 1.4 trilionë dollarë.

Shumica prej këtyre mega–mega–mega të pasurve janë amerikanë dhe sipas listës së Forbes vijojnë si më poshtë:
– Jeff Bezoz, Amazon
– Bill Gates, Microsoft
– Waren Buffet, Berkshire Hathaway
– Mark Zuckerberg, Facebook.

Pasuria totale e 4 njerëzve më të pasur në botë është: treqind e pesëdhjetë e shtatë miliardë dollarë.