Një person turret drejt kryeministrit duke bërë thirrje kundër tij

Një incident ka ndodhur sot gjatë homazheve të viktimave të 21 janarit 2011.

Sipas informacioneve mësohet se një person ka hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ka tentuar që ti afrohet atij. Qytetari e ka quajtur “anti-shqiptar” kryeministrin. Pas kësaj, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar qytetarin dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.

policia shoqerim 21 janar

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e të vrarëve në 21 janar 2011 ka zhvilluar sot homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën 4 viktima.

Incidenti ka krijuar një situatë paniku, pasi Garda u turr mbi të, duke kujtuar se ishte i armatosur.