Ministri i Brendshëm “palos” Anila Trimin dhe emëron Rrumbullakun

Ministri Sander Lleshi, pa zhurmë e bujë, po e ndërron ekipin drejtues të policisë së Shtetit dhe të Ministrisë. Ashtu me pamje jezuiti, paqësor, por skemën e ka të qartë në kokë se ku duhet të arrijë në ndryshimet e emrave të paraardhësit, Fatmir Xhafa.

Në të vertetë dy ndryshimet që ka bërë deri më sot, Tonin Vocaj dhe Mehmet Rrumbullaku janë ndër emrat me profesionistë në Policinë e Shtetit. Dhe të dy të pa akuzuar nga forcat politike. Vocaj dhe Rrumbullaku kanë mbajtur detyra të rëndësishme në qeveritë e majta dhe të djathta.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.

Priten ndryshime të tjera gjatë këtyre javëve.