Meghan Markle thyen një tjetër rregull mbretëror

Meghan Markle është kthyer një ikonë mode dhe stili dhe shumë të rinj i referohen shembullit të saj.

Familja mbretërore angleze i ka rregullat e përcaktuara qartë dhe disa gjëra nuk lejohen. Në listën e gjërave të ndaluara janë dhe disa lloje veshjesh, si p.sh xhinset e grisura dhe takat shumë të larta.

Meghan Markle është parë sot me një palë xhinse të grisura të markës “H&M” si dhe me një pala taka shumë të larta ngjyrë bezhë.

Edhe pse është në muajin e 6-të të shtatzënisë, Meghan nuk është rezervuar në veshjen e saj dhe pse ndonëse takat janë rrezikshmëri për gratë shtatzëna.