Mediu në Kuvend: Rama njësoj si Enver Hoxha në vaktin e tij

Kryetari i PR, Fatmir Mediu në nisje të sesionit parlamentar hodhi akuza mbi kryeministrin Rama, i cili ka kapur çdo gjë.

Referuar postit të ri që Rama mori, si ministër i Jashtëm, Mediu tha se kryeministri është njësoj si Enver Hoxha.

Fatmir Mediu: Mazhoranca duartroket këtë rrënim të parlamentit. Kryeministri u ka lënë vetëm një detyrë, të ulni dhe të ngrini dorën me urdhrin e tij. Kryeministri për ju është gjithçka. Sot është Kryeministër dhe ministër i Jashtëm, njësoj si Enver Hoxha në vaktin e tij.  

Frika e mandatit bën që të ulni kokën dhe të votoni kundër interesave të vendit. Ju po i thoni kryeministrit bëj si të duash, sepse për ne e rëndësishme është të jemi në këtë sallë. Qeverisja është shndërruar në një kopje të shëmtuar të regjimeve orientale.