McGregor gjen kundërshtarin e radhës?

Conor McGregor është i gatshëm të kthehet në oktagon. Tre muaj pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229, irlandezi duket se ka gjetur forcat për tu rikthyer sërish në ring.

30-vjeçari gjithmonë e ka thënë se dëshiron një përballje me yllin nga Dagestani, mirëpo kjo nuk pritet të ndodh shumë shpejt. Tony Ferguson, Al Iaquinta dhe Max Holloway, kanë qenë opsione shumë të mundshme, ndërsa në skenë ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për Donald Cerrone, i cili mposhti Alexander Hernandezin me një nokaut spektakolar në raundin e dytë dhe i bëri ftesë irlandezit për duel. Një përballje e tillë është përshendetur edhe nga presidenti i UFC-së, Dana White, edhe pse në dispozicion janë edhe shumë kundërshtarë të tjerë.

“Gjithçka mund të ndodhë. Nëse ata e duan përballjen dhe tifozët dëshirojnë ta shohin, atëherë puna ime është ta realizoj”, ka deklaruar White.

Ylli amerikan, i cili fitoi përballjen e tretë nga katër ndeshjet e fundit, shihet si kundërshtar potent për irlandezin.

Donald Cerrone