Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare, që shënon hapjen e Sesionit të IV të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.
Të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës, që sipas burimeve nga PD bëhet e ditur se Lulzim Basha do të kërkojë të mbajë një qëndrim në emër të Opozitës
Në këtë seancë, ndër të tjerat, do të bëhet votimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të Kryeministrit Edi Rama, si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Tashmë Rama do të votohet në Kuvend dhe do të përballet me Ilir Metën në Presidencë ku i duhet të betohet se do të kryejë detyrën me përkushtim.