Kapërceu murin e kopshtit zoologjik, hahet nga luani

Një indian është vrarë nga një luan pasi kaloi murin e një kopshti zoologjik në shtetin e Punjabit verior.

Burri kaloi murin 6 metra të lartë të Chhatbir Zoo, shtëpia e 4 luanëve, të dielën dhe hyri në zonën e ndaluar ku edhe u sulmua.

Pasi dëgjuan ulërimat e tij, stafi nxitoi për ta shpëtuar.

“Ne e dërguam në spital, por nuk arriti të mbijetojë,”- tha Roshan Sunkaria nga departamenti i pyjeve shtetërore.

Kafsha që sulmoi burrin ishte një luan aziatik, një specie e rrezikuar dhe që tërheq shumë turistë.

Vetëm 500 lloje të tilla ekzistojnë në botën e egër të gjithë në Gir, në shtetin perëndimor indian të Gujarat.