Juventus mund me lehtësi Chevon, Ronaldo gabon një penallti (VIDEO)

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e dytë në Seria A, duke mundur me lehtësi vendin e fundit në renditje Chievos. Skuadra e Allegrit triumfoi me rezultatin 3-0 në sfidën e luajtur në “Allienz Stadium”, në një ndeshje që e luajti me një ritëm të ulët.

Skuadra torineze kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me një gol shumë të bukur të Douglas Costa, i cili goditi nga distanca. Në fundi e pjesës së parë do të vinte edhe goli i dytë i shënuar nga Emre Can, i cili shënoi golin e parë me fanellën bardhezi.

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo humbi një penallti në minutën e 53-të, teksa u ndal nga veterani Sorrentino. Portugezi ishte në një mbrëmje “jo”, ndërkohë që 6 minuta nga fundit Daniele Rugani realizoi nje tjetër gol që vulosi rezultatin 3-0.

Juventus ruan kryesimin me 56 pikë, 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë. /Koha Jone/