Italiani i “çmendur”, 40 km vrap në vendin më të ftohtë në botë (VIDEO)

Paolo Venturini, një oficer i policisë italiane ka arritur të shënojë një rekord botëror. Ai ka vrapuar për 40 kilometra në vendin që njihet si më i ftohti në botë.

Paolo Venturini zhvilloi garën e tij në fshatin  Oymyakon në Rusi, ku temperaturat në dimër arrijnë minus 50 gradë celcius.

Ai vrapoi për gati 4 orë në temperatura që shkonin më shumë sesa -52 gradë, duke u bërë ndër njerëzit e rrallë në botë që përshkon një distancë të tillë.