FOTO/ Shaqiri ka marrë “super-xhiro” te Liverpooli, ja sa i është rritur vlera në merkato

Liverpooli është edhe 15 ndeshje larg për ta fituar titullin kampion në Angli dhe transferimi i Xherdan Shaqirit në këtë skuadër duket se ka qenë me këmbë të mbarë

Sipas të dhënave të CIES duket se blerjet e Liverpoolit kanë funksionuar mirë, pasi të gjithëve u është rritur vlera, sidomos Xherdan Shaqirit.

CIES sot ka publikuar një listë me top 20 transferimet e verës në terma se sa i është rritur vlera atyre në krahasim me shumën që është paguar.

Alisson, Fabinho dhe Shaqiri të gjithë janë në këtë listë.

Shaqiri e gjen vetën në vendin e tretë pas Rodri Hernandezit te Atletico Madridit dhe Lucas Torreiras së Arsenalit.

Shaqiri nënshkroi për 14.7 milionë euro dhe tani raportohet se vlera e tij është 55 milionë euro, një rritje prej 40.3 milionë.