Dehu me dashurinë më të madhe nga të gjitha: dashurinë për veten

Duhet të kuptosh se doza që ju nevojitet në jetën tuaj nuk është ajo e tequilas, as uiski, është dashuri për veten. Duhet ta kuptosh që nuk duhet të jetosh për t’i pëlqyer të tjerëve, por për të kënaqur veten.

Lumturia që ju nevojitet nuk është në një numër në peshore, as në një marrëdhënie që nuk ka funksionuar, lumturia duhet të vijë nga ju, nga zemra juaj dhe besimi tek vetja.

Duhet të mësosh shumë gjëra, por gjëja më e rëndësishme është ta duash veten. Dashuria thelbësore në jetën tënde nuk është në farmaci, në bar apo në balada, ajo është atje brenda teje, në një vend të fshehur duke pritur për ta gjetur dhe përdorur. Ju nuk duhet të pranoni standardet e një shoqërie kapitaliste dhe të paragjykuar që nuk është më e mira apo më e bukura, ajo kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë, bukuria është të jesh i lumtur.

Ju jeni shumë më tepër se një trup, ju jeni shumë më tepër se çdo gjë që dëshironi të jeni. Mos t’ju vijë keq për atë që nuk ka funksionuar në jetën tuaj, ju jeni aty, mund të provoni gjëra të reja çdo minutë, ju jeni më shumë se një projekt.

Gjithmonë kemi nevojë për njerëz, duhet të jemi të fortë për t’i rezistuar gjithë asaj ë jeta që na dërgon, me misionin për të na mësuar. Nëse e keni, bëjeni mirë, nëse jo, largojeni, gjëja e rëndësishme është të keni vetveten. Nëse nuk ju bën të lumtur, pse të provoni? Nëse nuk është reciproke pse të këmbëngulni?

Ju jeni një trup dhe një shpirt dhe ju e meritoni një dashuri të plotë, dhe nëse nuk gjeni dikë që dëshiron ta bëjë këtë, largohuni, dilni, meritoni diçka që bën të fluturoni, mos pranoni më pak se kaq. Njerëzit vijnë dhe shkojnë, janë sot, nesër jo më, ju gjithmonë do të jeni aty, kështu që kujdesuni për veten, sepse në fund do të jeni vetëm ju.

Mos pranoni diçka që nuk ju bën të lumtur, mos pranoni thërrimet që ju ofrojnë, nuk keni nevojë. Është e kotë ë të zhvendosësh botën nga dikush që nuk është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë. Mos e vrisni veten duke dashur t’u tregoni të tjerëve se kush jeni dhe çfarë doni. Mos pranoni në krahun tuaj dikë që ju do “pak a shumë!”.

Mos qëndro në një punë për paratë. Po, paraja është e mirë, por nuk është gjithçka. Mos pranoni një marrëdhënie të dhunshme, nga frika mos mbeteni vetëm. Mos pranoni një mik që është toksik. Mos pranoni të jeni një opsion. Mos pranoni të jeni zgjedhja e fundit. Mos pranoni njerëz që ju presin krahët. Njerëz që nuk besojnë në ëndrrat e tyre. Mos i lejo vetes të vuajë.

Tregoji botës dashurinë më të bukur që ke, veten tënde. Në fund të fundit, dashuria për veten është e vetmja pije, nga e cila mund të pish sa doza të duash, e në fund do të jetë gjithësesi e mrekullueshme.

/një mendje e bukur/