Çupi: Ne do të jemi në ballë të protestave

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, kryetare e Aleancës së grave në parlament flet për situatën politike pas kthimit të opozitës në ku Kuvend dhe nisjen e protestave mbarëpopullore, për pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet vendore dhe vendimmarrje, si dhe mbrojtjen e grave nga legjislacioni.

Znj. Çupi, deputetët e opozitës u rikthyhen në parlament, në seancën e jashtëzakonshme, për të votuar dekretet e ministrave të rinj të kabinetit Rama, të cilët ju e akuzoni për keqqeverisje. Por me sa kuptuam, opozita nuk u la të fliste për çështjet më madhore të kohëve të fundit: protestat e studentëve, protestat e Astirit, tenderat abuzive deri tek problematika e qarqeve në vështirësi nga dëbora. A mund të na thoni çfarë ndodhi?

Opozita nuk kishte shkuar në Parlament për të votuar “veglat’ e radhës të Ramës por për të folur për ato çështje për të cilat ju më pyetët. Sigurisht opozita nuk u lejua të fliste jo për shkak të parashikimeve në rregulloren e kuvendi pasi kjo rregullore e lejonte por kjo qeverisje dhe mazhorancë kishte frikë nga të vertetat . Ajo qe dua të theksoj është se opozita i ka të gjithë mekanizmat e saj per të denoncuar të gjitha aferat dhe korrupsionin e kësaj qeverie, e cila qartazi tashmë i ka ditët e numëruara .

Znj. Çupi, kreu i PD foli për nisje të revoltës deri në protesta mbarë popullore të opozitës. Por pak detaje u dhanë pas mbledhjes së parë të opozitës së bashkuar. A mund të na shpjegoni diçka më shumë nga hapat që do të ndërmarrë PD dhe aleatët këtu deri në pranverë? Si do të jetë revolta?

Çdo hap që do të ndermerret do të jetë në konsultim të plotë me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike që siç edhe ju jeni në dijeni keto struktura tashml janë të konstituara të gjitha , por edhe të opozitës së bashkuar. Ajo që është e sigurtë është se opozita, PD, do ti paraprijë kësaj revolte, pasi kjo qeveri nuk ka lënë më asnjë shteg apo hapësirë për ta lënë presionin vetëm në dorën e qytetatëve, të cilët protestojnë për çështje të caktuara. Ne do të jemi në ballë të protestave deri në largimin e kësaj qeverie, krijimin e qeverisë së tranzicionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Këto janë deklaruar qartazi dhe prerë nga kryetari i PD z.Lulzim Basha dhe detyra jonë është të ndjekim këtë linjë deri në ditën që do tu jepet mundësia shqiptarëve të votojnë të lirë e të vendosin vetë për fatet e tyre dhe të vendit.

Pas pak muaj janë zgjedhjet lokale dhe fokusi i pritshëm do të jetë përcaktimi i listave të kandidatëve për bashki, por edhe këshillat bashkiak. Jeni keni qenë e angazhuar shumë si kryetare e Aleancës së Grave Parlamentare, në projektin e ËDN Albania-women’s Democracy Network Albania, për forcimin e përfaqësimit dhe pjesëmarrrjes politike të grave në zgjedhjet vendore 2019. Cilat janë përjetimet nga takimet që keni pasur në Lezhë dhe në Elbasan?

Roli i gruas në politikëbërje po forcohet e do të forcohet duke i dhënë asaj rolin që i takon falë meritave dhe jo për të qenë makiazh i një njeriu që bën sikur promovomn gruan në organet vendimarrëse, por në fakt ai bën të kundërtën me veprimet e tij. Në zgjedhjet vendore PD (nëse garantohen standartet për zgjedhje të lira) do të jetë me përfaqësues dinjitoz, gra apo burra qofshin. Vlerat e individit dhe angazhimi që ata marrin për të drjetuar pushtein vendor në shërbim të qytetarëve, do të jenë përparësi e partisë Demoratike. Dua të theksoj se takimet me zonja në Lezhë apo Elbasan të organizuara nga Zonja Blerta Balilaj si drejtuese e WDN, kanë qenë me shumë produkt në kuptimin e propozimeve dhe sygjerimeve për ndryshime ligjore ne favor te vleresimit dhe fuqizimit të rolit të gruas në vendimarrje qoftë vendore dhe qendrore. Dhe me këtë rast gjej rastin ta falenderoj zonjën Balilaj.

Znj/ Çupi, Përvoja juaj, institucionale dhe profesionale, bazohet në filozofinë dhe aktin e së drejtës. Për mbrotjen e grave kemi legjislacion evropian, ndërsa së fundi, parlamenti miratoi edhe një rezolutë, por zbatimi në praktikë i këtij legjislacioni për ta mbrojtur atë është në nivele krejtësisht të ulëta. Si mund të maksimalizohen përpjekjet ligjore e institucionale për rritjen e rolit të gruas, jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri e politikë-bërje?

Nuk mendoj që është në nivele të ulëta. Legjislacioni shqiptar është shumë i mirë në këtë drejtim por implementimi i tij mbetet në nivele të dobëta. Sigurisht duhet të vijohet me këmbënguljen për zbatimin e këtyre ligjeve dhe jo thjeshtë miratimi I tyre në parlament. Në çdo rast duhet dënuar dhuna ndaj gruas si dhe motivuar gruaja të jetë e pavarur dhe profesionale në çdo fushë që ajo vepron. Ne Gratë ia dalim të forcojnë bërthamën e shoqërisë që është familja, sigurisht që mundemi me shumë dashuri dhe vullnet të jemi pjesë e politikëbërjes dhe e përparimit të shoqërisë, mjafton të dinë të vlerësojnë kapacitetet që kanë e të mos lejojnë të nëpërkëmben nga askush.

Burimi: /Faktor.al/