Bushati në krye të delegacionit në OSBE, Mesi nënkryetare te Integrimi

Pas mbledhjes së grupit të PS-së, kanë nxjerrë vendime nga mbledhja e grupit. PS ka vendosur ish-kryeministren Senida Mesi si nënkryetare të Komisionit të Integrimit në vend të Bledi Cucit, që u emërua si Ministër Bujqësie. Gjithashtu mësohet se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është vendosur si kryesues i delegacionit shqiptar në OSBE.