Arrestohet djali i Lionel Richie, kërcënoi se do hidhte një bombë

Probleme për këngëtarin e famshëm Lionel Richie. Ditën e kaluar djali i tij Miles Brockman Richie, fëmija që këngëtari ka me Diane Alexander, ka kërcënuar në aeroportin e Heather në Londër që do të shpërthente një bombë, nëse nuk e linin të hipte në avion.

Një alarm që ka ngritur në këmbë sigurinë dhe ka çuar në arrestimin e modelit.

Për arsye ende të paqarta, siç shkruan shtypi anglez, Miles Brockman është ndaluar teksa hipte në avion. Një ndalesë të cilin djali se ka pëlqyer aspak.

Reagimi i tij ka qenë i ekzagjeruar. I riu ka kaluar në një sjellje të fortësh, duke thënë që kishte një bombë në bagazhin e tij dhe do ta shpërthente nëse nuk do lejohej të hipte në avion. Ai menjëherë është arrestuar dhe më pas është liruar me kusht, deri në pritje të procesit.

foto galeri