Paralajmërimi i fundit i studentëve: Presim reflektim nga Rama

Propozimi i mazhorancës, ‘Pakti për Universitetin’, është kundërshtuar nga studentët, të cilët do të vijojnë me bojkotin.

Në një njoftim të shpërndarë në orët e vona, të rinjtë e ngujuar theksojnë se plotësimi i kërkesave të tyre mund të arrihet vetëm përmes rezistencës.

“Për aq kohë sa qeveria nuk reflekton për kërkesat e studentëve, bojkoti nuk ka arsye që të ndërpritet. Përkundrazi, plotësimi i kërkesave dhe rrëzimi i ligjit mund të arrihen veç me këmbëngulje e rezistencë!”.

Studentët kërkojnë rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, miratuar në vitin 2015.