Opozita: Protesta dhe Qeveri Tranzitore. Rama: Harrojeni!

-Nga ana e tij, Edi Rama e ka përqeshur këtë kërkesë për Qeveri Tranzitore, duke qenë përhapur idenë se “nuk kanë se çfarë të më bëjnë!”. Bile ka shtuar me inat: “Harrojeni !”.

-Opozita shpall aksionin politik. Kreu i PD, Lulzim Basha: Nisim betejën jetike për largimin e kryeministrit dhe modelit të tij qeverisës oligark dhe kriminal. Kryemadhi: Aksion kombëtar për largimin e klanit mafioz me Ramën në krye.

Opozita ka shpallur dje pikat kryesore ku do të fokusohet aksioni i saj politik dhe protestat mbarëpopullore që priten të nisin së shpejti. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, organi kryesor i partisë më të madhe në opozitë, vendosi dje në mënyrë unanime për nisjen e reagimit qytetar për të larguar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij nga pushteti. Pika e dytë e miratuar nga PD është krijimi i një kabineti qeverisës, që nga PD u quajt Qeverie Tranzitore, e cila do të jap garancitë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, të parakohshme. Ky projekt i PD-së, që ka dhe mbështetjen e gjithë forcave të tjera të Frontit Opozitar, pritet të vihet në zbatim që në javën e ardhme, por duke e detyruar kryeministrin të pranojë Qeverinë Trazitore.

Me zgjedhjet e reja që përfunduan dje në strukturat e PD, Lulzim Basha ka gati ekipin dhe njerëzit që do të jenë pjesë e aksionit politik, por edhe alternativën përballë Qeverisë “Rama”. Në fjalimin e mbajtur dje, kryedemokrati Lulzim Basha foli për herë të parë jo thjesht për largimin e kryeministrit, por edhe për sjelljen e një modeli të ri në politik që është kundër oligarkisë dhe krimit. “Do të udhëheqim protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe modelit të tij, e sigurtë se do ta fitojmë këtë betejë jetike për Shqipërinë bashkë me shqiptarët. Jam i ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk kërkojnë thjesht dhe vetëm largimin e një njeriu, por largimin e modelit oligarkik kriminal dhe zëvendësimin e tij me një model që të punojë për ta. I vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian”,– deklaroi kreu i PD-së.

Në të njëjtën linjë me PD është dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila prej disa javësh ka nisur përgatitjet për protesta, si dhe për zgjedhjet e ardhshme vendore, por ato të zgjedhjeve të përkohshme parlamentare. Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI ku u vendosën objektivat politik të protestave, kryetarja Monika Kryemadhi ishte dje në një takim me strukturat e partisë në Selenicë të Vlorës. Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se largimi i qeverisë “Rama” dhe modelit politik që ai ka vendosur në Shqipëri është një mision kombëtar. Duke bërë thirrje për një bashkim politik që shkon përtej së majtës dhe të djathtës, Kryemadhi deklaroi se protestat e qindra mijëra qytetarëve në sheshe do të detyrojnë qeverinë “Rama” që të iki nga pushteti. “Ne nuk mund të ngelemi më peng i mashtrimeve qeveritare, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë kriminale”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Kryemadhi kërkon edhe arrestimin e kryeministrit Rama nga SPAK-u si kreu i një organizate kriminale që pushtoi vendin, por edhe që ka uzurpuar PS-në.

Tashmë drejtuesit e koalicionit opozitar dhe konkretisht PD, kanë kuptuar se me kryeministrin Edi Rama nuk ka formë tjetër negocimi, përveç protestave për rrëzim. Ndaj dhe gjithë bateritë e opozitës këto muaj do të jenë në një angazhim total në gjithë vendin për nisjen e protestave masive. Gjatë ditëve në vijim, Fronti Opozitar do të bëjë publike dhe formën e protestave që do të ndiqen për të detyruar Edi Ramën të largohet. Protestat do të jenë paqësore, por nëse qeveria do të përdorë format e përçarjes që ka përdorur ndaj studentëve dhe të tjerëve, reagimi pritet të jetë shumë më i ashpër, që nënkupton forcën.

Ideja e prezantuar dje nga PD se pas protestave do të ketë një qeveri tranzitore, ka krijuar konfuzion tek mazhoranca duke e marrë kërcënimin si vijim të qeverisë teknike me shkëmbime ministrash. Në fakt, ajo që do kërkojë opozita është një qeveri kujdestare për zgjedhjet, pasi Edi Rama dhe gjithë ministrat aktualë të PS të kenë ikur në shtëpi.

Qeveri Tranzitore nënkuptohet si qeveri pa Edi Ramën dhe pa asnjë kryetar partie. Thjesht ministra për të zbatuar ligjin dhe mosvjedhur zgjedhjet, një qeveri e gjithëpranuar nga opozita dhe pozita. Pas Qeverisë Tranzitore dhe zgjedhjeve, cilado parti apo koalicion partish, ka të drejtën e qeverisë së re.

Nga ana e tij Edi Rama e kë përqeshur këtë kërkesë për Qeveri Tranzitore. Nga ana e tij, Edi Rama e ka përqeshur këtë kërkesë për Qeveri Tranzitore, duke qenë përhapur idenë se “nuk kanë se çfarë të më bëjnë!”. Bile ka shtuar me inat: “Harrojeni !”.

Por opozita do fillojë uraganin, që duket se do ta rrëzojë qeverinë e sapo dekretuar nga Meta./ A. Marku/