Napoli mund Lazion në “San Paolo”, ngushton në 6 pikë diferencën me Juven (VIDEO)

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e dytë në Seria A duke mundur pa shumë vështirësi 2-1 Lazion. Skuadra e Sarrit shënoi dy gola Brenda tre minutash në fraksionin e parë. Fillimisht ishte Callejon që hapi serinë e golave në minutën e 34-t, me një goditje në hyrje të zonës.

3 minuta më pas Milik shënoi një gol të bukur nga një goditje e lirë që përfundoi në trekëndëshin e portës së Strakoshës. Në pjesën e dytë Lazio zgjohet duke krijuar disa mundësi shënimi. Në minutën e 65-të, Immobile, realizoi golin që ngushtoi shifrat.

Bardhekaltrit u hodhën në kërkim të një tjetër goli, por mbetën me një lojtarë më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Acerbit. Strakosha luajti për 90 minuta, ndërkohë që Hysaj u fut në fushë vetm dy minuta para kohës së rregullt. Napoli pas kësaj fitoreje e çon në 6 pikë diferencën me Juventusin. /Koha Jone/