Aksident në rrugën e Rinasit, përplasen dy makina

Një aksident u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën e Rinasit. Nga të dhënat paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e tyre. Pamjet tregojnë se përplasja ka qenë e fortë. Policia ende nuk ka bërë të ditura detajet mbi personat që mbeten të plagosur apo shkaqet e aksidentit.