Witsel i mjafton Dortmundit ndaj Leipzingut, +6 nga Bayerni (VIDEO)

Borussia e Dortmundit e nis me fitore fazën e dytë të Bundesligës, sukses që merr më shumë vlerë nga fakti që u arrit në transfertë dhe përballë një rivali të fortë se Leipzigu, që renditet në katërshen e parë të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre u mjaftua me golin e Witsel, pasi u shërbye nga Lukas Piszczek, që në minutën e 19-të të takimit.

Verdhezinjtë u treguan shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, duke u mjaftuam me një fitore minimale, që e çon sërish në 6 pikë diferencën me Bayernin e vendit të dytë.