VIDEO/ Votimet nga Këshilli Kombëtar, dalin EMRAT e fituesve për sekretariatet e PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për zgjedhjen e strukturave drejtuese të forcës më të madhe të opozitës shqiptare.

Pasi është kryer votimi dhe janë numëruar votat mësohet nga burime brenda PD së Gazmend Bardhi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike me 277 vota

Sekretar organiztiv është zgjedhur Sahit Dollapi me 258 vota

Për çeshtjet ligjore Çlirim Gjata me 284 vota.

Për Çeshtje zgjedhore Ivi Kaso, me 221 vota

Për burimet njerëzore është zgjedhur Ervin Minarolli me 278 vota

Votuan gjithsej 328 pesona.

Jemin Gjana ka bërë publik emrat në një dalje për mediat nga selia blu

Në përfundim të numërimit rezulton se:
Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë.
Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi

Sekretari i Përgjithshëm:
Gazmend Bardhi 277 vota
Dorian Teliti 44 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Çështjet Ligjore:
Çlirim Gjata
284 vota
Marinela Ziu 37 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari Organizativ
Sahit Dollapi 258 vota
Lulzim Omuri 60 vota
Të pavlefshme 10 vota

Sekretari për Çështjet Zgjedhore:
Ivi Kaso 221 vota
Dorian Gjomarkaj 100 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Burimet Njerëzore:
Ervin Minaroli 278 vota
Minushe Lazaj 44 vota
Të pavlefshme 6 vota

Bazuar në këtë rezultat, në mbështetje të nenit 50, 55 dhe 57 të statutit të Partisë Demokratike, fitues për secilin pozicion janë:
Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi
Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata
Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi
Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso
Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minaroli